TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shtator 2025, 16:46

Dha asistin në golin e barazimit, Zhegrova i bëri tifozët e Juves të dashurohen me të në vetëm 10 minuta

Shkruar nga Pamfleti

Dha asistin në golin e barazimit, Zhegrova i bëri tifozët e Juves

I aktivizuar në minutën e 87 të ndeshjes Juventus-Borusia Dortmund, edhe si surprizë, pasi dukej se nuk do të ishte as i grumbulluar, Zhegrova dha asistin për golin e barazimit 4-4 në minutën e 96, pas një driblimi. Gjithashtu shërbeu edhe për golin e Kellit.

Pas një sezoni të vështirë me pubalgji, kosovari po kërkon formën më të mirë. Përparimet fizike të papritura e bënë të mundur grumbullimin e tij nga Igor Tudor, jo thjesht për numër, por për të qenë i gatshëm, nëse loja do ta kërkonte.

Pritet që ai të ketë më shumë minuta ndaj Veronës, ndërsa starti si titullar i menjëhershëm duket i rrezikshëm. Për Zhegrovën, rikthimi i vazhdueshëm në fushë, pas muajsh të vështirë, është fitore. Ndeshjet e ardhshme pritet të konfirmojnë rëndësinë dhe vazhdimësinë e tij, si ndaj Borusias së Dortmundit.

edon zhegrova sulmuesi shqiptar juventus

Lini një Përgjigje