TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2025, 19:18

Bryzhi refuzon ofertën e Milanit për Ardon Jasharin, mesfushori shqiptar niset drejt Maqedonisë për në dasmë

Shkruar nga Pamfleti

Bryzhi refuzon ofertën e Milanit për Ardon Jasharin, mesfushori

Telenovela e transferimit të Ardon Jasharit nuk ka fund dhe seria e radhës ka ardhur me vendimin e sotëm të Klub Bryzhit. “Gazzeta Dello Sport” ka bërë të ditur se klubi belg ka refuzuar ofertën e radhës që bëri Milani për mesfushorin.

Kuqezinjtë i bënë një ofertë të re Bryzhit, 33,5 milionë euro plus bonuse për transferimin e futbollistit, i cili do me çdo kusht të transferohet në Milano. Por përgjigja që ka ardhur nga Belgjika është negative. Klubi ka lënë të kuptohet se vlerësimi për lojtarin nuk ndryshon, kërkohen 40 milionë euro dhe kjo është e panegociueshme.

Në gjithë këtë situatë, Jashari vazhdon të mbetet jashtë ekipit, edhe pse po stërvitet rregullisht. Por ai nuk do të luajë as këtë fundjavë me klubin e tij. Në Belgjikë bëjnë të ditur se Jashari nuk do të jetë këtë fundjavë, pasi do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut. Arsyeja është një dasmë e një familjari atje, në të cilën do të marrë pjesë. Klubi ka pranuar këtë kërkesë të lojtarit prej kohësh, që kur marrëdhëniet mes palëve ishin miqësore dhe nuk ka ndryshuar qendrim.

ardon jashari klub bryzh milan mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje