TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2025, 18:31

Napoli i kërkon publikisht falje ekipit kundërshtar pas përfundimit të miqësores, sulmuesi shqiptar bëhet çështje

Shkruar nga Pamfleti

Napoli i kërkon publikisht falje ekipit kundërshtar pas

Napoli fitoi 2-1 ndaj Katanzaros në miqësoren e luajtur këtë të shtunë, por e gjithë vëmendja ishte zhvendosur pas sfidës te dëmtimi i futbollistit Mauro Pompeti. Ky i fundit la fushën e lojës në minutën e 60, pas problemeve në gju.

Ata kishin ardhur si pasojë e një dyluftimi shumë të ashpër me Luis Hasën, të aktivizuar nga Napoli në pjesën e dytë të ndeshjes, Hasa dhe Pompeti kishin shkëmbyer disa herë ndërhyrje të ashpra në fillimin e pjesës së dytë, por ajo e sulmuesit shqiptar ndaj kundërshtarit rezultoi më problematike.

Pompeti la fushën me barrelë dhe raportohet se e pret një mungesë e gjatë jashtë fushave të lojës, pasi mendohet se ka krisje në kockën e këmbës.

Kritikat ndaj Hasës bënë që klubi i Napolit të dilte më një reagim zyrtar në rrjetet sociale.

Luis Hasa dhe i gjithë klubi i Napolit ndjejnë keqardhje për dëmtimin që i ndodhi futbollistit të Katanzaros, Marko Pompeti, gjatë miqësores së të shtunës. Një përqafim i përzemërt për Markon dhe urimet më të sinqerta për një shërim të shpejtë”, ishte reagimi i klubit të Napolit që si rrallëherë ka komentuar dëmtimin e një futbollisti kundërshtar në një miqësore.

luis hasa sulmuesi shqiptar napoli

Lini një Përgjigje