TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Shtator 2024, 11:22

Broja feston sot 23-vjetorin e lindjes, pret fitoren e Kombëtares si dhuratë për datëlindje

Shkruar nga Pamfleti

Broja feston sot 23-vjetorin e lindjes, pret fitoren e Kombëtares si

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armando Broja feston sot 23-vjetorin e lindjes.

Lojtari që ka rrëmbyer zemrat e të gjithë tifozëve “kuqezi”me golat spektakolar që ka realizuar me Kombëtaren bën këtë të martë 23 vjeç, pikërisht në ditën kur Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë në “Air Albania” në kuadër të raundit të dytë të Ligës së Kombeve.

Broja nuk është grumbulluar me Kombëtaren në këto ndeshje për shkak të një dëmtimi, megjithatë ai është pjesë e lojtarit të 12-të, tifozëve që sot do të mbështesin ekipin “kuqezi”.

E cila mund të jetë dhurata më e bukur që Broja mund të marrë sot nga shokët e ekipit te Kombëtarja? Sigurisht triumfi ndaj Gjeorgjisë.

Lini një Përgjigje