TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 21:37

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë, Policia kontroll të rreptë në “Air Albania” para duelit të nesërm (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Gjeorgjinë,

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur me sukses përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.

Pas konferencës zyrtare për shtyp të trajnerit Silvinjo dhe mesfushorit Kristjan Asllani, skuadra zbriti në fushë dhe kreu seancën e fundit stërvitore.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi u stërvit i plotë. Të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

Atmosfera është fantastike dhe të gjithë djemtë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin nesër në stadiumin kuqezi “Air Albania”.

Seanca stërvitore e Kombëtares zgjati rreth një orë, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje.

Pas triumfit spektakolar ndaj Ukrainës, atmosfera në kampion kuqezi duket tepër pozitive, teksa të gjitha biletat janë shitur. 

Kontroll i rreptë nga forcat e Policisë të Shtetit në prag të këtij dueli, teksa një grup i caktuar efektivësh, kanë kontrolluar të gjitha tribunat e stadiumit, për sa i përket sigurisë, apo fshehjeve të mjeteve piroteknike. 

kombëtarja shqiptare policia ndeshja me gjeorgjinë liga e kombeve

Lini një Përgjigje