TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 20:31

Dani Alvesh rikthehet në fushën e lojës, ish-mbrojtësi brazilian gëzon lirinë me kusht (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Dani Alvesh rikthehet në fushën e lojës, ish-mbrojtësi

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Brazilit, Dani Alvesh po gëzon lirinë me kusht derisa të ketë një dënim të formës së prerë dhe të zgjidhen çështjet në ngarkim të tij. Në jetën e re jashtë burgut, braziliani i është kthyer pasionit të tij më të madh: futbollit.

Dhe duket se ashtu siç bënte në burgun e “Brians 2” ndërsa ishte i burgosur, braziliani ka nisur të organizojë ndeshje në Barcelonë përmes një aplikacioni celular.

Aplikacionet për organizimin e garave sportive janë shumë në modë, pasi ato janë shumë të përshtatshme për përdoruesit, të cilët bëhen pjesëmarrës pa qenë nevoja që ata të njihen me njëri-tjetrin.

Dhe kjo do është metoda e përdorur nga Dani Alvesh për të qëndruar në formë dhe i lidhur me sportin e tij të preferuar që i solli aq shumë sukses në të kaluarën.

 

dani alvesh ish-mbrojtësi brazilian

Lini një Përgjigje