
Kosova po triumfon me rezultatin 0-4 ndaj Qipros në Ligën e Kombeve një sfidë që po e dominon në të gjitha aspektet.
Megjithatë, ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi lojtarët e Kosovës refuzuan të luajnë, sepse në stadium u shfaq baneri ku shkruhej “Kosova është Serbi”.
Tifozët qipriotë kanë shfaqur këtë baner gjatë pjesës së parë të takimit, duke e shtyrë gjyqtarin që të ndërpresë takimin për disa minuta deri në heqjen e banerit me përmbajtje urrejtjeje.
Gjithashtu u bë e mundur edhe nxjerrja jashtë stadiumit e tifozëve përgjegjës për këtë akt të shëmtuar.
Lini një Përgjigje