
Kosova mposhti me “poker” 4-0 në transfertë Qipron në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. ‘Dardanët’ e mbyllën pjesën e parë në avantazh të dy golave, të cilët u shënuan nga Vedat Muriqi.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe në 45 minutat e dyta realizuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të Albion Rrahmanit dhe pastaj me Lumbardh Dellovën.
Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Franko Foda, tha se kjo fitore ishte e rëndësishme për të gjithë, duke filluar nga lojtarët e deri te presidenti i Federatës, stafi teknik dhe tifozët.
“Ka qenë një fitore shumë e nevojshme, që na rrit kurajën në ekip, në stafin tekink por edhe presidentin. Kemi bërë lojë të mirë në sulm, por edhe në mbrojtje. Në thellësi ishim shumë të mirë dhe shfrytëzuam rastin.
Sot kemi luajtur më ndryshe se herët e kaluara. Në mesfushë ishim më kompakt ndërsa në krah ishim shumë më të shpejt. Thjesht ishim shumë më të përgatitur për lojë”- tha ai.
Lini një Përgjigje