
Skënderbeu vijon përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës në orën 19:00 që do të luhet në Korçë përballë Teutës.
Trajneri Ivan Gvozdenoviç është duke punuar për të përgatitur takimin në çdo detaj, teksa po bën gati edhe lëvizjet nëse mungesat do të kompromentojnë formacionin fillestar.
Për momentin, ajo që shqetëson më shumë numrin një të pankinës korçare është gjendja e Janaqit, i cili ka një shqetësim fizik dhe po vijon përgatitjet veçmas grupit.
Nga ana tjetër pritet që të bashkohen me ekipin edhe Rashica e Nikaj për të pasur të gjithë grupin në dispozicion të plotë.
Lini një Përgjigje