TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 22:56

Triumfojnë Italia dhe Franca, Haland “zgjohet” për Norvegjinë; rrugën e rrjetës e gjen edhe një shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Triumfojnë Italia dhe Franca, Haland “zgjohet” për

U luajtën mbrëmjen e sotme 7 duelet e vlefshme për Ligën e Kombeve, ku u shënuan në total plot 22 gola.

Në Ligën A, Italia vazhdon të fitoje dhe merr kështu 3 pikë të tjera. Me goalt e Fratezit dhe Kin, mundën Izraelin duke marrë edhe kreun e grupit.  Italia e Luçiano Spaletit duket se në mungesë të një bomberi, ka gjetur te Davide Fratezi sulmin ideal, edhe pse mesfushori sulmues nuk është tashmë i ri në goditjet e tij brenda zonës së rreptësisë dhe pas golit ndaj Francës dhe një tjetër rasti të artë, është përsëritur edhe sonte në Izrael, aty ku pjesa e parë u mbyll 0-1 në favor të "Axurrëve". Në pjesën e dytë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Kin, teksa në fund Izraeli shkurtoi shifrat në 1-2 por ndeshja nuk pati më histori.

Edhe Franca duket se ka bërë “mea culpa”, duke fituar menjëherë pas humbjes ndaj Italisë. Një fitore 2-0 ndaj Belgjikës. Pjesa e parë ndaj Belgjikës u mbyll në avantazh 1-0 me golin e Kolo Muani. Ndërkohë Deshamp vendosi të ulte në stol Mbape, Fofana, Olise, Teo Hernandez, Grizman, Barkola dhe Klaus, të gjithë titullarë në ndeshjen e humbur ndaj Italisë. Në pjesën e dytë “gjelat” gjetën edhe golin e dytë me anë të Osman Dembele duke dyfishuar shfirat dhe duke u kthyer te fitorja edhe pse publiku përpara ndeshjes vërshëlleu trajnerin Deshamp dhe disa futbollistë.

Fantastik Artukoglu te Turqia, me një "hat-trick" ndaj Islandës në një fitore 3-1, por 3 golat erdhën edhe nga Benxhamin Sesko në fitoren 3-0 të Sllovenisë ndaj Kazakistanit.

Norvegjia gjithashtu arriti fitoren ndaj Austrisë. Pasi pjesa e parë u mbyll 1-1, disa minuta nga fundi Haland la gjurmën e tij duke shënuar golin e 32 në 34 paraqitje me kombëtaren. Vikingu fillimisht pa flamurin e virojtësit lart. por pastaj VAR konfirmoi  golin.

Në Ligën e Kosovës, ndërkohë, Rumania dhe Lituania (qe kishin mbyllur 45 minutat e para në barazim 1-1) u ndanë me fitoren e vendasve 3-1 pas një pjese të dytë, ku miqtë kaluan në avantazh, por goli u anulua. Ne fund, Razvan Marin me penallti në minutën e 87 dhe Aleksandru Mitrita vulosën suksesin dhe 3 pikët, duke i çuar në 6 pikë rumunët pas suksesit ndaj Kosovës.

Interesant është fakti se rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme e ka gjetur edhe futbollisti me origjinë shqiptare, Driton Camaj që është pjesë e Malit të Zi.

italia franca belgjika liga e kombeve

Lini një Përgjigje