TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Shtator 2024, 21:59

Vetëm 2 ndeshje në stolin e Kukësit, skuadra verilindore ndërpret bashkëpunimin me trajnerin

Shkruar nga Pamfleti

Vetëm 2 ndeshje në stolin e Kukësit, skuadra verilindore

Ilir Spahiu nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Ka zgjatur vetëm 2 ndeshje aventura e 66-vjeçarit në krye të skuadrës verilindore, teksa ka qenë vetë klubi që nëpërmjet faqes zyrtare, ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit. 

Bëhet me dije se ky “divorc” ka ardhur për arsye familjare. 

Njoftimi i plotë i Kukësit:

Futboll Klub Kukësi njofton se është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Ilir Spahiu! Tekniku i ka komunikuar drejtuesve të klubit se për arsye familjare, nuk mund të vazhdojë të drejtojë skuadrën në Kukës. 

Pavarësisht se dëshira dhe insistimi i klubit ishte që Spahiu të mbetej në krye të ekipit të parë, është mirëkuptuar vendimi i trajneri për t’u larguar. 

Futboll Klub Kukësi njofton se trajneri i ri që do të drejtojë skuadrën, do të prezantohet ditën e nesërme.

Klubi falënderon Ilir Spahiun për kontributin dhe profesionalizmin e tij në këto javë si trajner i skuadrës i uron suksese në vazhdim.

Vetëm 2 ndeshje në stolin e Kukësit, skuadra verilindore

ilir spahiu ish-trajneri i kukësit

Lini një Përgjigje