
Trajneri i Francës, Didier Deshamp, për herë të parë që kur ka marrë stolin e “gjelave”, u vërshëllye nga një pjesë e tribunave në stadiumin “Groupama”, përpara ndeshjes Francës-Belgjikë që vjen pas humbjes ndaj Italisë në Paris përpara disa ditëve.
Ndërsa blutë humbën ndaj Italisë të premten në “Parc des Princes” me rezultatin 1-3, Didier Deshamp u vërshëllye nga një pjesë e publikut gjatë përballes me Belgjikën, këtë të hënë në stadiumin “Groupama” në Decines.
Vërshëllima mjaft të shkurtra, por qartësisht të dëgjueshme. Disa lojtarë francezë u vërshëllyen gjithashtu! Duket se publiku francez tashmë nuk është më dakord me paraqitjet dhe se kërkon me shumë nga “gjelat”.
Kujtojmë që Deshamp është në lupë duke qenë se Zidan dhe Henri presin rastin e tyre.
Lini një Përgjigje