TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 22:58

Botërori/ Gjermania fiton me vuajtje, Franca ndalet nga Islanda; Zvicra ngec në Slloveni, Belgjika përmbys Uellsin

Shkruar nga Pamfleti

Botërori/ Gjermania fiton me vuajtje, Franca ndalet nga Islanda; Zvicra

Mbrëmja e së hënës solli emocione të forta në kualifikueset drejt Kupës së Botës, me disa prej ekipeve më të mëdha evropiane që u përballën me sfida të papritura.

Gjermania konfirmoi formën e mirë nën drejtimin e Julian Nagelsmann, duke fituar 1-0 ndaj Irlandës së Veriut falë golit të Woltemade në minutën e 31’. Një fitore e vuajtur, por jetike, që i mban “Panzerat” në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë, aq sa ka edhe Sllovakia, që triumfoi pastër 2-0 ndaj Luksemburgut.

Në Grupin B, aty ku ndodhet edhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola në transfertë ndaj Sllovenisë. Megjithatë, helvetikët mbeten në krye me 10 pikë.

Franca, ndërkohë, nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 2-2 ndaj Islandës në Grupin D. Vendasit kaluan në avantazh me Palsson (39’), por “Gjelat” përmbysën me Nkunku (63’) dhe Mateta (68’).

Megjithatë, vetëm dy minuta më pas, Hlynsson shënoi për 2-2 dhe ndali ambiciet franceze për një tjetër fitore. Në të njëjtin grup, Ukraina mori një sukses të rëndësishëm 2-1 ndaj Azerbajxhanit. Franca mban kreun me 10 pikë dhe ndodhet vetëm një fitore larg sigurimit të vendit në Botëror.

Në Grupin J, Belgjika arriti një fitore me përmbysje dhe spektakël ndaj Uellsit (2-4), duke kaluar në vendin e parë. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut gaboi rëndë, duke barazuar 1-1 me Kazakistanin, një rezultat që e komplikon garën e saj për kualifikim.

REZULTATET:

GRUPI A

Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani

Sllovaki 2-0 Luksemburg

GRUPI B

Suedi 0-1 Kosovë

Slloveni 0-0 Zvicër

GRUPI D

Islandë 2-2 Francë

Ukrainë 2-1 Azerbajxhan

GRUPI J

Uells 2-4 Belgjikë

Maqedoni e Veriut 1-1 Kazakistan

Lini një Përgjigje