TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 21:49

Përfundon pjesa e parë, Kosova në avantazh ndaj Suedisë!

Shkruar nga Pamfleti

Përfundon pjesa e parë, Kosova në avantazh ndaj Suedisë!

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbyllur pjesën e parë me një avantazh të artë 0-1 kundër Suedisë në ndeshjen e Grupit B të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës 2026, e luajtur në stadiumin Ullevi të Göteborg-ut.

Goli i vetëm i kësaj pjese erdhi në minutën e 32-të, kur Fisnik Asllani arriti ta dërgojë topin në rrjetë pas një devijimi të goditjes së Vedat Muriqit, duke e mposhtur portierin suedez Oliver Johansson.

Ky gol, i cili erdhi nga një aksion i shpejtë kolektiv, ka ndryshuar krejtësisht dinamikën e lojës, duke i dhënë Kosovës një avantazh moral të madh.

Kosova ka zhvilluar një lojë të admirueshme, duke krijuar disa raste të rrezikshme dhe duke ushtruar presion të vazhdueshëm mbi mbrojtjen suedezë. 

Kulmi i emocioneve erdhi në minutën e 44-të, kur Leon Avdullahu goditi shtyllën e majtë të portës suedeze nga rreth 3-4 metra, pas një goditjeje të Muriqit të ndalur nga Johansson. 

Suedia, me yje si Alexander Isak dhe Viktor Gyökeres, kishte më shumë posedim topi dhe krijoi disa mundësi, por pa arritur të kalojnë Muric-in. 

Lini një Përgjigje