TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 17:01

“Fitorja ndaj Serbisë, falë eksperiencës në Europian”, Sylvinho: Sfidat ndaj Andorrës dhe Anglisë, vendimtare për kualifikim

Shkruar nga Pamfleti

“Fitorja ndaj Serbisë, falë eksperiencës në

Trajneri i kombëtares, Sylvinho në konferencën për media, një ditë para testit miqësor me Jordaninë, Sylvinho u shpreh se dy sfidat e nëntorit, ndaj Andorrës dhe Anglisë, luhet për kualifikim në fazën play off të botërorit.

Ai deklaroi se fitorja ndaj Serbisë, erdhi edhe për shkak se kuqezinjtë kanë fituar eksperiencë nga ndeshjet në kampionatin europian.

Jam pak i lodhur, rikthimi në shtëpi ishte pak i vonë. Nuk ishte ndeshje normale ajo e Serbisë. Llogaritë që duhet të bëjmë janë ndeshjet në nëntor. Kemi dy ndeshje të rëndësishme. Është hera e parë që kombëtarja mund të shkojë për herë të parë në play off. 24 lojtarët e mi, secili prej tre mund të jetë në fushë, por mund të jenë edhe në pankinë. Duhet të jemi të përqëndruar dhe të japim 100 përqind në dy sfidat e nëntorit”, theksoi ai.

Sa i takon ndeshjes me Jordaninë, ai tha se nuk ka rëndësi nëse është miqësore apo finale, pasi skuadra futet gjithmonë për të fituar.

“Nuk besoj në miqësore, në çdo ndeshje futet për ta fituar ndeshjen. Jemi duke punar shumë. Nesër do kemi që në mëngjes, 11-shen që do të kemi në fushë. Do kemi hapësirë për të gjithë”, tha ai.

Lini një Përgjigje