TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Tetor 2025, 22:57

“Dardanët” mposhtin Suedinë, Kosova ‘blindon’ vendin e dytë në grup dhe ëndërron Botërorin!

Shkruar nga Pamfleti

“Dardanët” mposhtin Suedinë, Kosova ‘blindon’

Kosova arriti një fitore të rëndësishme në transferët ndaj Suedisë me rezultatin minimal 0:1 dhe duke marrë tre pikë tepër të rëndësishme për kualifikimin në Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Fisnik Asllani në minutën e ’32-të, duke i dhënë Kosovës avantazhin, që në pjesën e parë.

Pjesa e parë gjithashtu ofroi edhe një mundësi të shkëlqyer për Kosovën, kur Avdullahu goditi shtyllën por pa arritur të dyfishonte rezultatin.

Në pjesën e dytë, presioni nga skuadra suedeze ishte i madh, por Dardanët arritën të ruanin epërsinë duke arritur ta mbajnë portën të paprekur deri në fund të ndeshjes.

Pas 4 ndeshjeve në grup, Zvicra prin me 10 pikë, ndërsa Kosova pozicionohet në vendin e dytë me 7 pikë, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në fazën finale të Botërorit 2026.

Lini një Përgjigje