TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Prill 2024, 18:49

Barcelona u eliminua nga Champions League, tifozët i urojnë vdekjen e fëmijës futbollistit katalanas

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona u eliminua nga Champions League, tifozët i urojnë vdekjen e

Ofendimet në rrjetet sociale janë kthyer në një shqetësim masiv. Tifozët mezi presin të gabosh që të të “kryqëzojnë” me komente që shkojnë deri në makabritete të tilla duke shpresuar në vdekjen e një “engjëlli” që pret të vijë në jetë.

Zhoao Kanselo është përballur me komente të tilla pas eliminimit të Barcelonës nga Champions League si pasojë e humbjes 1-4 kundër PSG-së. Portugezi i katalanasve ndau shqetësimin e tij në një rrëfim për ESPN.

Lexoj komente në Instagram ku më urojnë vdekjen e vajzës sime që nuk ka lindur ende… Sigurisht që një gjë të tillë nuk kanë guxim të ma thonë në fytyrë, sepse e dinë që do të kenë probleme.

Barcelona u eliminua nga Champions League, tifozët i urojnë vdekjen e

Por, në komente fyejnë dhe ofendojnë gruan, vajzën dhe vogëlushen që pritet të vijë në jetë. Është një botë mizore dhe ty të duhet të dish si të jetosh dhe si ta përballosh.

Unë di si t’ia dal, por thjesht nuk di çfarë të them më, më kanë mbaruar fjalët… Është vërtetë serioze dhe e rëndë të urosh vdekjen e një fëmije!

Njerëzit nuk mendojnë për personin që fshihet pas një futbollisti. Ne të gjithë jemi qenie humane, jemi njësoj si të tjerët”, shprehet 29-vjeçari portugez, i cili e mbyll me këto fjalë:

Kritikoni performancat e mia, nuk më shqetëson një gjë e tillë, nuk më plas fare, por mos u ngatërroni me familjen time”.

Barcelona u eliminua nga Champions League, tifozët i urojnë vdekjen e

zhoao kanselo futbollisti i barcelonës

Lini një Përgjigje