TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 19:36

Atletiko nuk është kurrkund, madrilenët ngecin ndaj Alaveshit dhe nuk ‘nuhasin’ fitore prej 3 javësh në La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko nuk është kurrkund, madrilenët ngecin ndaj Alaveshit dhe

Edhe pse ka qenë shumë aktive këtë merkato duke bërë disa lëvizje të bujshme, Atletiko e Madridit nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri, duke mos arritur ende fitoren e parë. “Los Kolçoneros” nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Deportivo Alavesh.

Atletiko e nisi mjaft mirë takimin, ku gjeti avantazhin pas 7 minutave lojë me Xhuliano Simeone. Ai nuk festoi, në shenjë respekti ndaj ish-ekipit të tij, ku luajti si u huazuar për një sezon, 2023-2024. Argjentinasi dërgoi topin në rrjetë pas disa tentativave dhe rrëmujës së krijuar në zonë. 6 minuta më pas, Aleksandër Shorloth ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj kundërshtarit, brenda zonës dhe arbitri dha 11-metërsh.

Vendasit barazuan shifrat me Karlos Vinsente. Një ndeshje e gjitha për t’u harruar për Shorloth. Sulmuesi norvgjez u vlerësua në fund të takimit më notën 5.6, lojtari më i dobët në fushë për të dy ekipet. Pavarësisht zëvendësimeve të kryera nga Diego Simeone, ato nuk dhanë rezultat dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund, 1-1.

Pas 3 javëve në La Liga, Atletiko e Madridit ka vetëm dy pikë, duke u renditur momentalisht në vendin e 14.

atletiko madrid deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje