TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 18:30

“Ringjallet” Junajtid, ‘Djajtë’ marrin fitoren e parë, Xhaka fantastik me Sandërlendin; Totenhemi bën surprizën e madhe

Shkruar nga Pamfleti

“Ringjallet” Junajtid, ‘Djajtë’ marrin fitoren e

Mançester Junajtid ka marrë fitoren e parë për sezonin e ri në Premier Ligë, pasi mposhti Bërnlin në “frymën e fundit” në “Old Trafford” me shfirat 3-2.

Në minutën e 17, Kajl Uoker humbi topin brenda në zonë dhe aty përfitoi Mejzën Maunt, i cili u pengua brenda zonës nga ish-mbrojtësi i “Djajve të Kuq”, por tani luan për Bërnlin.

Fillimisht arbitri kryesor i takimit tregoi gishtin nga pika e bardhë e penalltisë, por duke mos qenë i bindur dhe pas sinjalizimit nga VAR, vendosi të shohë vetë pamjet në ekran dhe ndryshoi mendje, duke anuluar vendimin e mëparshëm për penallti.

Vendimi i arbitrit kryesor të takimit, Samuel Barrot, zemëroi pamasë lojtarët e Junajtid dhe tifozët, por “Djajtë” nuk u dorëzuan dhe gjetën avantazhin pak minuta më pas. Në minutën e 27, Bruno Fernandes krosoi nga goditja anësore e dënimit, Kasemiro goditi me kokë traversën dhe topi u përplas me mesfushorin difensiv të Bërnlit, Xhosh Kulen dhe përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë përfundoi 1-0 për Junajtid.

Bërnli barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 55, Lil Foster shënoi pas asistit të Bran Larsen. Megjithatë, “Djajtë” u rikthyen sërish në avantazh vetëm dy minuta më pas, Brajan Mbeumo shënoi golin e parë me fanelën e Mançesterit, pas asistit të Dalot.

Në minutën e 66, Xhejdon Entoni barazoi sërish shfirat në 2-2, pas një rrëmuje në zonë dhe një topi të gjatë të ardhur nga Kajl Uoker nga rivënia anësore.

Golin e fitores për vendasit e shënoi Bruno Fernandes nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90+6. Përsa i përket Armando Brojës, sulmuesi kuqezi nuk ishte fare i grumbulluar për këtë takim, pasi nuk është ende gati, pavarësisht se luajti në mesjavë për 63 minuta, në EFL Cup.

Në ndeshjet e tjera, Xhek Grilish ka rilindur duke asistuar dy herë në fitoren e Evertonit 2-3 në transfertë ndaj Ullverhempton. Sandërlendi i Xhakës fitoi në frymën e fundit 2-1 shtëpi ndaj Brentfordit. Ishte pikërisht mesfushori me origjinë shqiptare që dha asistin për golin e fitores në minutën e fundit shtesë. Krosim eprfekt i Xhakës, Isidor dërgoi me kokë topin në rrjetë.

Surprizë e madhe është padyshim humbja e Totenhemit në shtëpi 0-1 ndaj Bërnmuthit. “Gjelat e Londrës” vinin pas dy fitoreve bindëse në dy javët e para, por sot zhgënjyen para tifozëve të tyre. Fatin e takimit e vendosi goli i Evanilson në minutën e 5 të takimit.

mançester junajtid totenhem premeir liga sandërlend

Lini një Përgjigje