TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 16:02

Bërnli luan kundër Junajtid në 'Old Trafford', zgjedhja e çuditshme e trajnerit pas ftesës së Brojës në kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Bërnli luan kundër Junajtid në 'Old Trafford', zgjedhja

Armando Broja nuk është përfshirë në listën e Bërnlit, për ndeshjen kundër Mançester Junajtid. Një vendim i çuditshëm, pasi Broja luajti 63 minuta në “EFL Cup”, madje duke asistuar në fitoren 2-1 ndaj Derbit.

Në sfidën e sotme për javën e tretë të Premier Ligës pritej të paktën në stol. Për të është treguar nga trajneri më parë se nuk është i gatshëm fizikisht.

Dhe duket se Broja nuk e përballon një ndeshje të elitës angleze aktualisht. Sulmuesi i Kombëtares ndërkohë është ftuar nga Silvinjo për ndeshjet e shtatorit.

Shqipëria do të sfidojë Gjibraltarin në miqësore dhe më pas Letoninë. Ndaj këtyre të fundit ndeshja është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Bërnli luan kundër Junajtid në 'Old Trafford', zgjedhja

armando broja sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje