
Edon Zhegrova është pranë zyrtarizimit te Marseja. Ky ishte lajmi i publikuar sot, që ka ndezur merkaton e verës.
Për situatën në fjalë ka reaguar edhe Olivier Letan, që është presidenti i Lilës. Ky i fundit ka kritikuar rivalët francezë duke u kujtuar se kanë thyer rregullat.
“Jam i habitur që mund të ketë një marrëveshje mes Zhegrovës dhe Marsejës.
Ne nuk kemi asnjë kontakt me Marsejën. Rregullat janë mjaft të qarta, ndalohet të kontaktohet një lojtar pa kërkuar më parë leje nga klubi me të cilin ai është nën kontratë. Unë nuk kam marrë asnjë kërkesë nga Marseja për të folur me lojtarin tim.
Ka rregulla në jetë dhe sjellje që duhet të respektohen. Kam dëgjuar sot në mëngjes që trajneri i Marsejës ka folur me lojtarin tim. Është befasuese, por nuk është hera e parë që befasohemi nga Marseja”, u shpreh Letan.
Lini një Përgjigje