
Ditën e nesërme, ekipi i Bërnlit do të zbresë në fushë, teksa do të përballet me Mançester Junajtid në “Old Trafford”. Skot Parker në pozitën e “timonierit” të Bërnlit, ka folur në lidhje me këtë ndeshje:
“Duhet të kuptojmë se do të luajmë kundër një prej ekipeve më të forta në botë. Mançesteri ka cilësi të jashtëzakoshme në ekip, nëse i referohemi në individualite. Mjafton të shikosh sulmin e tyre. Megjithatë, ne shkojmë atje me synimin e qartë, të paraqesim nivelin më të lartë.
Junajtid e krahasoj me një “kafshë” të plagosur dhe me lojtarë të klasit botëror që padyshim mund të reagojnë. Le të mos shqetësohemi se çfarë po bëjnë të tjerët, por të mendojmë për planet tona. Pra, fokusi ynë i vetëm është vetvetja dhe ajo që duhet të sjellim”, e mbylli trajneri Parker.
Mediat pranë Bërnlit theksojnë se nuk pritet që Armando Broja ta nis nga minuta e parë karshi Mançesterit, por do të jetë gati si zëvendësues. Deri tani, sulmuesi shqiptar nuk e ka bërë ende debutimin me ekipin e ri në Premier Ligë.
Lini një Përgjigje