TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 18:46

Surprizoi Silvinjon në stërvitje dhe i fitoi “zemrën” brazilianit për ta thirrur në kombëtare, reagon Mario Dajsinani (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Surprizoi Silvinjon në stërvitje dhe i fitoi “zemrën”

Silvinjo publikoi paraditen e sotme listën e Kombëtares për 2 ndeshjet e muajit shtator. Braziliani ka grumbulluar 25 futbollistë dhe pjesë e tyre është edhe Mario Dajsinani.

Gardiani i portës rikthehet sërish në Kombëtare dhe do të ketë mundësinë të kontribuojë në duelet mes Gjibraltarit dhe Letonisë. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i lojtarit të Egnatias.

Dajsinani ka ripostuar listën e publikuar nga FSHF-ja, ndërsa e ka shoqëruar me ngjyrat kuqezi dhe me simbolin e shqiponjës. Ndërkohë kujtojmë se Silvinjo u shpreh në konferencën për shtyp se Dajsinani e kishte suprizuar në stërvitje me përqendrimin dhe punën që bën, me 26-vjeçarin që i fiton kështu “zemrën” brazilianit.

Surprizoi Silvinjon në stërvitje dhe i fitoi “zemrën”

mario dajsinani portieri i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje