
Ditën e djeshme në Nion të Zvicrës, u hodh shorti për fazën e ligës në Champions League. Goglat e tundura nga Zlatan Ibrahimovic, do të sjellin këto muaj përballje tepër interesante.
Shorti solli diçka shumë të veçantë për disa lojtarë të ekipeve elitare. Shumë prej tyre, do të përballen me ekipet ku kanë luajtur më parë. Në përballjen mes Realit të Madridit dhe Monakos, Mbape do të vijë si një ish i francezvëe.
Dueli i “titanëve” mes Barcelonës dhe PSG-së do të sjellë si ish, Dembelen. Ndërsa Erling Haland do të sfidojë Borusian e Dortmundit i veshur me fanellën e Mançester Sitit.
Pak muaj pas largimit nga Liverpuli, Trent Alexander-Arnold do t’i sfidojë ata si lojtar i Realit. Në takimin interesant mes Juventusit dhe Monakos, Pol Pogba do të përballet me ish-ët e “Zonjës së Vjetër”.
Enzo Fernandez do të sfidojë Benfikën si lojtar i Çelsit, ndërsa Ekitike si lojtar i Liverpulit do të përballet me Ajntrahtin e Frankfurtit. Dan Huijsen i cili luan për Realin, do të ndeshet ndaj Juventusit.
Përballje interesante do të jetë ajo mes Çelsit dhe Pafos, ku David Luiz do të sfidojë “Blutë e Londrës”. Gjithashtu dhe Kevin De Brojne do të përballet me Mançester Sitin si lojtar i Napolit.
“Qytetarët” do të kenë gjithashtu përballë Leroi Sane si lojtar të Gallatasarajit. Çuameni do të vihet përballë Monakos si lojtar i Reait, ndërsa Karreras do të sfidojë Benfikën si lojtar i “Los Blancos”.
Lini një Përgjigje