TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Gusht 2025, 21:26

Dovbik goditja e fundit? Tare flet për merkaton e Milanit: Do të shohim pas ndeshjes me Leçen, humbja me Kremonezen më traumatizoi

Shkruar nga Pamfleti

Dovbik goditja e fundit? Tare flet për merkaton e Milanit: Do të

Igli Tare ka folur para ndeshjes që Milani do të luajë me Leçen. Transfertë delikate në javën e dytë të Serisë A ku kërkohet vetëm fitorja.

Drejtori sportiv i Milanit foli për situatën në merkato, ndërsa është fundi i saj.

Dovbik mund të jetë goditja e fundit?

Mendoj se na nevojitet edhe një lojtar tjetër. Jemi duke vlerësuar një shkëmbim, dhe do të shohim pas ndeshjes nëse do të jetë e mundur.

Mund të vijë pavarësisht nga Himenez?

Nuk mendoj se do të jetë e mundur. Duke luajtur një ndeshje në javë, duhet të kemi një skuadër të balancuar, dhe vetëm nëse realizohet një shkëmbim mund të ndodhë. Përndryshe do të qendrojmë kështu siç jemi.

Akanzhi dëshiron të luajë në Champions. Keni arritur ta bindni?

Ende jo, por ky ndryshim moduli ditët e fundit na ka vënë në vështirësi. Këto 72 orët e fundit duhet të jemi të zotët të sjellim një lojtar me eksperiencë. Ai i ka të gjitha cilësitë për të luajtur për Milanin.

Humbja me Kremonezen ju tronditi?

Jo thjesht më tronditi, por më traumatizoi. Çdo gjë prisja, përveç atij rezultati. Ishte një javë makthi. Duhet të reagojmë menjëherë dhe të marrim rezultat. Milani na ka vënë në kushte për të punuar dhe për të kompletuar skuadrën. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, duhet ta fitojmë me çdo kusht.”

Musah qendron?

Do ta vlerësojmë situatën pas ndeshjes. Kemi një marrëveshje me Atalantën, por dëmtimi i Jasharit e ka komplikuar pak situatën.

igli tare drejtori sportiv i milanit

Lini një Përgjigje