TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 16:24

Silvinjo në telashe, mesfushori kuqezi humbet 2 ndeshjet e shtatorit për shkak të problemeve me mushkëritë

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo në telashe, mesfushori kuqezi humbet 2 ndeshjet e shtatorit

Kombëtarja shqiptare ka humbur një element të rëndësishëm për ndeshjet e muajit shtator. Ylber Ramadani, nuk do të jetë në grumbullimin nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo për duelet kudër Gjibraltarit dhe Letonisë.

Edhe pse Ramadani luajti mbrëmë në ndeshjen e Serisë A ndaj Milanit, klubi i Leçes ka dalë sot me komunikatë se mesfushori nuk do t’i përgjigjet thirrjes së ekipit kombëtar.

Si shkak për këtë mosprani të Ramadanit, është cilësuar gjendja e tij shëndetësore, për një bllokim në mushkërinë e majtë për të cilën ka nevojë për trajtim mjekësor.

Një situatë që krijon jo pak telashe për Silvinjon, i cili kishte zgjedhur një grup të reduktuar lojtarësh e tani mund të detyrohet të ftojë të tjerë.

Silvinjo në telashe, mesfushori kuqezi humbet 2 ndeshjet e shtatorit

ylber ramadani mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje