TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 17:47

Anis Mehmeti i përgjigjet me gola, sulmuesi kuqezi “sms” Silvinjos nga Anglia (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Anis Mehmeti i përgjigjet me gola, sulmuesi kuqezi “sms”

Anis Mehmeti është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Bristol Siti po luan momentalisht përballë Hull Sitit. Sfida e vlefshme për javën e 4 të Championship, ka mbyllur pjesën e parë me rezultatin 3-1.

Ishte pikërisht sulmuesi shqiptar, ai që shënoi golin e dytë për të tijtë. Pas një aksioni model nga lojtarët e Bristolit, Mehmeti e dërgoi topin në fundin e rrjetës kundërshtare në minutën e 32.

Ky është goli i dytë sezonal për të në kampionat.

Dhe pse po spikat, sërish ftesa e Silvinjos për Kombëtaren ka munguar. Për herë të fundit me kuqezinjtë Mehmeti luante një ndeshje në qershorin e vitit 2023.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar bristol siti

Lini një Përgjigje