TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Gusht 2025, 18:52

Disa klube i janë vë pas, sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli dhe realizon golin e tretë sezonal

Shkruar nga Pamfleti

Disa klube i janë vë pas, sulmuesi shqiptar tund rrjetën në

Armando Dobra çuditërisht mbetet pjesë e Çesterfilld në Angli. Dhe pse disa klube janë përfolur pas tij, vijon të japë kontributin e tij në ligën e katërt për nga rëndësia.

Golin e radhës e ka shënuar pikërisht sot. Dobra gjeti rrjetën në minutën e 58 për të vendosur në baraspeshë ndeshjen me Kraulej, 2-2.

Dobra lëvizi si duhet në zonë dhe goditja e tij nuk mundi të ndalej nga portieri kundërshtar. Ndeshja është e vlefshme për javën e 6 të kampionatit.

Sulmuesi shqiptar e ka golin e tretë në këtë edicion. Mbetet për t’u parë nëse do largohet në fundin e merkatos, pasi ofertat për të nuk kanë munguar.

armando dobra sulmuesi shqiptar çesterfilld

Lini një Përgjigje