TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 20:48

Atletiko ndan pikët me Gallatasarajin në Stamboll, Karabagu fiton në frymën e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Atletiko ndan pikët me Gallatasarajin në Stamboll, Karabagu fiton

Kanë përfunduar dy sfidat e para për sot në Champions League. Në Stamboll, Gallatasaraji dhe Atletiko e Madridit u ndanë në shifrat 1-1. Madrilenët gjetën golin që në minutën e 4, Xhuliano Simeone shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Mateo Ruxherit.

Barazimi i turqve erdhi në minutën e 19, ku pas një topi të fortë në zonë të Roland Sallai, Markos Lorente i pafat, e shtyu në portën e tij.

Pjesa e parë por edhe i gjithë takimi u mbyll në shifrat 1-1. Atletiko e Madridit u ndal pas 3 fitoreve radhazi dhe tani renditet momentalisht në vendin e 8, Gallatasaraji në vendin e 16.

Në sfidën tjetër në Baku, Karabagu fitoi 3-2 ndaj Eintrahtit të Frankfurtit, falë një goli në minutën e fundit shtesë të pjesës së dytë. Edhe këtu u shënuan dy gola të shpejtë. Kamilo Duran shënoi për vendasit në minutën e 4, ndërsa për gjermanët barazoi Çan Jilmaz Uzun, në minutën e 10. Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1. Në minutën e 78, Shaibi shënoi për gjermanët nga pika e bardhë e penalltisë, për shkak të një faulli brenda në zonë. Kamilo Duran barazoi pas dy minutash për vendasit. Bahlul Mustafazada realizoi golin e fitores në fund, duke regjistruar shifrat 3-2.

Eintrahti i Frankfurtit renditet në vendin e 33 me 4 pikë dhe e mbyll këtu aventurën në Champions League këtë sezon, edhe pse kanë ende edhe një ndeshje. Karabagu renditet në vendin e 17 me 10 pikë dhe do të luftojë deri në fund për një vend në "play-off".

gallatasaraji atletiko e madridit eintaht frankfurt karabag champions league

Lini një Përgjigje