TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 19:38

Sulmuesi shqiptar po bën “zhurmë” në futbollin anglez, 24-vjeçari përgatitet për transferimin ‘bombastik’

Shkruar nga Pamfleti

Sulmuesi shqiptar po bën “zhurmë” në futbollin

I dalë nga akademia e Sionit në Superligën e Zvicrës, sulmuesi me origjinë shqiptare Lorent Tolaj po bën “zhurmë” në Ligën e Tretë për nga rëndësia në futbollin anglez (Liga Një) me Plimuthin.

24-vjeçari ka gjetur golin në 12 raste gjatë 23 ndeshjeve në kampionat, shto edhe 4 asiste, formë mbreslënëse. Sipas raportimeve të fundit nga Skocia, “rekordmenët” e Sëlltikut po e ndjekin nga afër Tolajn.

Më tej, thuhet se skocezët janë të gatshëm të ofrojnë deri në 5 milionë paundë për shërbimet e shqiptarit. Edhe pse është 24-vjeç, Tolaj ka luajtur deri në U-19 te Zvicra, çka do të thotë se nëse ai vijon të rrisë “kurbën” e formës, mund të marr ftesë nga Shqipëria apo Kosova, kjo për shkak të prejardhjes.      

lorent tolaj sëlltik sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje