TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Janar 2026, 17:52

Jo vetëm ekipet angleze, Anis Mehmetin e kërkon edhe skuadra franceze e Ligës 1

Shkruar nga Pamfleti

Jo vetëm ekipet angleze, Anis Mehmetin e kërkon edhe skuadra franceze

Interesimi për transferimin e sulmuesit të Kombëtares Anis Mehmeti, po rritet çdo ditë e më shumë. Gara për sigurimin e shërbimeve të 25-vjeçarit po “gumëzhin”, ndërsa në “skenë” është futur edhe një klub francez.

Bëhet fjalë për Tuluzën, të cilët militojnë rregullisht në Ligën 1. Për Mehmetin, kanë hedhur “rrjeta” edhe skuadra të tjera si Ipsuiçi, Ullverhempton apo Bërnli.

Deri në këtë moment, ekipi aktuali i shqiptarit, Bristol Siti nuk ka rinovuar kontratën me të, çka do të thotë se nëse nuk shitet gjatë kësaj dritare transferimesh, rrezikon të largohet falas gjatë verës.

Në 28 ndeshje të zhvilluara në Championship këtë sezon, Anis Mehemti e ka gjetur golin me Bristol Sitin në 8 raste, e shoqëruar edhe me 6 asiste.

anis mehmeti sulmuesi shqiptar tuluzë

Lini një Përgjigje