
Kontrata e Anis Mehmetit me Bristol Sitin përfundon në fund të sezonit. Në këto kushte, ai është kthyer në “kryefjalë” tek klubi i Championship anglez.
Nuk dihet ende nëse sulmuesi i Kombëtares shqiptare do të rinovojë, por nëse s’ndodh, Bristoli do ta shesë tani në janar, por të mos e humbur me parametra zero në verë. Ofertat për 25-vjeçarin s’mungojnë, me Ipsuiçin në krye të listës.
Megjithatë, sipas gazetarit të “Footyinsider”, Pete O'Rurke, për Mehmetin është gati të futet në garë edhe një klub i Premier Ligës. Bëhet fjalë për Ullverhempton, të cilët këtë sezon janë në vendin e fundit me 8 pikë, duke luftuar për mbijetesë.
Tek “ujqërit”, e shohin Mehmetin si përforcimin e duhur për t’u rimëkëmbur edhe një herë dhe për të tentuar mbijetesën në elitën e futbollit anglez. Tashmë “topi” është në këmbët e futbollistit, i cili duhet të vendosë.
Lini një Përgjigje