
Një kor tepër entuziast për skuadrën e zemrës në fluturimin drejt Kaljarit solli denoncimin e menjëhershëm ndaj tij.
Kjo është ajo që i ka ndodhur një tifozi të Juventusit në ditët e kaluara teksa po shkontenë Sardenja për ndeshjen mes Kaljarit dhe Juventusit
Euforia përpara ndeshjes bëri që një grup tifozësh bardhezinj të këndonin kore për skuadrën e Luçiano Spaletit në fluturimin e linjës Aeroitalia Roma-Kaljari. Në këtë pikë, një burrë 40 vjeçar nga Frosinone, e teproi me përplasjen e duarve në mënyrë ritmike dhe të përsëritur me pjesën ku mbahen bagazhet mbi sediljet duke bërë që të dalin maskat e emergjencës dhe si pasojë pati edhe shpërndarje oksigjeni duke bërë që të vihet në punë protokolli i sigurisë në fluturim.
Personeli i bordit e riktheu menjëherë qetësinë dhe e sinjalizoi ngjarjen tek autoritetet. Me të zbritur në aeroportin e Kaljarit, ata që pritën tifozin ishin agjentët e Polaria që pas sinjalizimit të personelit e denoncuan për dëme.
Lini një Përgjigje