TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Janar 2026, 20:52

Mançester Siti “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt merr fitoren e parë dhe i rrezikon tetëshen e parë ekipit të Guardiolës

Shkruar nga Pamfleti

Mançester Siti “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt merr

Bodo/Glimt ka marrë fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, në ndeshjen e vlefshme për raundin e shtatë dhe të parafundit për këtë fazë. Norvegjezët fituan 3-1 ndaj Mançester Sitit, në ndeshje që ata do ta mbajnë mend gjatë.

Në minutën e 22, Kasper Høgh shënoi me kokë pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Ole Blomberg. E njëjta skenë përsëritet në më pak se dy minuta. Aksion i shpejtë i norvegjezëve, Blomberg asistoi, Hogh dyfishoi shifrat me një goditje plot klas brenda zonës, duke mposhtur Donarumën për herë të dytë. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Bodo/Glimt.

Në minutën e 58, pas një topi të humbur nga Rodri, dhe një kundërsulmi të shpejtë të norvegjezëve, ishte Jens Hauge, ish-sulmuesi i Milanit, i cili pasi depërtoi bukur në zonë, shënoi një supergol.

Në minutën e 60, Mançester Siti reagoi duke shënuar golin e parë me Rajan Çerki. Francezi shënoi pas asistit të marrë nga O’Rilli. Kur pritej që gjërat të përmirësoheshin për Mançester Sitin pas golit të shënuar, ndodhi e kundërta.

Rodri u ndëshkua dy herë brenda një minute me karton të verdhë për faull ndaj kundërshtarit dhe la anglezët me 1 lojtar më pak në fushë.

Pak minuta më pas, Bodo/Glimt iu afrua golit të katërt, por shtylla shpëtoi Sitin. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund. Bodo/Glimt fiton 3-1 dhe renditet në vendin e 26 me 6 pikë, duke pasur shumë pak shanse për të siguruar biletën për në“play-off“. Norvegjezët duhet të fitojnë me patjetër në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Atletikos së Madridit dhe rivalët të gabojnë. Mançester Siti renditet aktualisht në vendin e 4 me 13 pikë, por me përfundimin e ndeshjeve të tjera, renditja e “Qyetetarëve” do të ndryshojë.

bodo glimt mançester siti champions league

Lini një Përgjigje