
Lukas Hernandez nuk ka qenë në formën e tij më të mirë sportive te PSG-ja dhe po e gjen veten në një situatë të vështirë edhe jashtë fushave.
Sipas informacionit nga revista “Paris-Match”, mbrojtësi francez dhe gruaja e tij janë akuzuar për trafikim qeniesh njerëzore dhe punë të paligjshme. Avokati i paditësve e ka paraqitur tashmë ankesën ndërkohë Zyra e Prokurorit të Versajës nuk u është përgjigjur ende kërkesave për informacion.
Rasti në detaje- Lukas Hernandez akuzohet për shfrytëzimin e një familjeje kolumbiane. Futbollisti dhe gruaja e tij (Viktoria Trei) dyshohet se kanë punësuar një çift dhe tre fëmijët e tyre midis shtatorit 2024 dhe nëntorit 2025, pa një kontratë zyrtare pune dhe pa iu përmbajtur rregulloreve të orarit të punës. Sipas gazetës franceze, anëtarët e familjes dyshohet se kanë punuar si pastrues, roje sigurie, kuzhinierë dhe dado. Dyshohet se ata i kanë sjellë në mënyrë ilegale dhe pa dokumente në Francë. Në ditët në vijim pritet të sqarohet e gjithë situata.
Lini një Përgjigje