
Përfundojnë ndeshjet e mbrëmjes në Champions League. Në “Metropolitano”, Atletiko e Madridit mposhti 5-1 Ajntrahtin e Frankfurtit. “Los Kolçoneros” gjetën avantazhin që në minutën e 3 me Xhakomo Raspadorin. Në minutën e 33, Robin Le Normo dyfishoi shifrat, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Në fund të pjesës së parë, Antoni Grizman shënoi golin e tretë, pas asistit të Julian Alvarez.
Në minutën e 57 gjermanët shëpnaun golin e nderit me Xhonatan Burkardt, pas asistit të Knauf. Në minutën e 70, Xhuliano Simeone shënoi golin e katërt për Atletikon. Nuk kishte si të mungonte Julian Alvarez pa shënuar sonte, argjentinasi realizoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 82, duke vulosur fitoren 5-1.
Në Limasol, Bajerni shkatërroi 1-5 debutuesit qipriotë të Pafos. Për bavarezët shënuan fillimisht dy gola të shpejtë Herri Kejn në minutën e 15 dhe Guerreiro në minutën e 21. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olize, ndërsa Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nikolas Xhekson.
Ndërkohë që në minutën e 30, ishte radha e Xhekson për të shënuar golin e tretë, pas asistit të Olize. 4 minuta më pas, Herri Kejn shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për bavarezët. Për vendasit shënoi Orsiç në fund të pjesës së parë. Në minutën e 70, Michael Olise shënoi golin e pestë për bavarezët.
Në “San Siro”, Interi mposhti me rezultatin e pastër 3-0 Slavian e Pragës, duke marrë fitoren e dytë radhazi. Lautaro Martinez zhbllokoi rezultatin në minutën e 30, pas një gafe fatale të portierit mik. 4 minuta më vonë, Denzel Dumfris dyfishon shifrat pas asistit të Markus Turam.
Në minutën e 65, Turam pasoi bukur me finte për Bastonin, ky i fundit asistoi për Lautaron, i cili shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Interin.
Çelsi mposhti minimalisht 1-0 Benfikën në “Stamford Bridge”, falë një autogoli të Riçard Rios, pas një topi të futur në zonë nga Garnaço. Blutë e mbyllën ndeshjen me 10 lojtarë, pasi Zhoao Pedro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 90+6.
Gallatasaraji “djeg” Stambollin. Turqit mposhtën 1-0 Liverpulin. Në minutën e 15, Jillmaz u pengua në zonë nga Dominik Shoboslai dhe arbitri dha penallti. Viktor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gaboo përballë Alison Beker dhe dërgoi topin në rrjetë.
Në “Velodrome”, Marseja e Roberto De Zerbit fitoi 4-0 ndaj Ajaksit. Golat për francezët u shënuan nga Paiksao në minutën e 6 dhe 12, Grinud në minutën e 26 dhe Aubamejang në minutën e 52.
Në ndeshjet e tjera, Totenhemi shpëtoi disfata turpëruese në tokën e akullt norvegjeze, ku nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 përballë Bodo/Glimt.
Lini një Përgjigje