TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 19:13

Asani gati për tjetër “magji” ndaj Polonisë, sulmuesi kuqezi i ‘fut të dridhurat’ polakëve me foton e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Asani gati për tjetër “magji” ndaj Polonisë, sulmuesi

Jasir Asani pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të Kombëtares shqiptare në përballjen ndaj Polonisë, duke rikthyer vëmendjen te performanca e tij e shkëlqyer në vitin 2023. Në atë ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, 30-vjeçari realizoi një supergol dhe kontribuoi në fitoren 2-0 të kuqezinjve.

Në prag të takimit të radhës kundër të njëjtit kundërshtar, këtë herë në Varshavë, Asani shfaqet i motivuar për të dhënë sërish kontribut vendimtar. Ndeshja konsiderohet si një “finale e parakohshme”, ndërsa prania e tij në repartin ofensiv shihet si një element kyç për trajnerin Silvinjo.

Asani gati për tjetër “magji” ndaj Polonisë, sulmuesi

Stafi teknik i Kombëtares pret që eksperienca dhe aftësitë individuale të Asanit të bëjnë diferencën edhe në këtë përballje. Performanca e tij në të kaluarën e afërt ka rritur pritshmëritë për një tjetër moment vendimtar nga ana e sulmuesit anësor.

Së fundmi, Asani ka tërhequr vëmendjen edhe jashtë fushës, duke publikuar një foto në Instagram me fanelën e re të Kombëtares. Postimi pa përshkrim është interpretuar si një sinjal se përgjigjet do të jepen në fushë, në ndeshjen e së enjtes në mbrëmje.

jasir asani sulmuesi i kombëtares "play off" me poloninë

Lini një Përgjigje