
Berat Gjimshiti ka folur para ndeshjes së Kombëtares shqiptare që do të luajë nesër kundër Polonisë. Kapiteni i kuqezinjve u shpreh optimist për takimin e nesërm ndërsa e tha besimplotë se në Varshavë do të tentohet vetëm fitorja. Në fjalën e tij para gazetarëve, ai tha:
“Jemi ndjerë mirë sicc kemi arritur Play-Off. Eksperienca në ndeshjet e fundit ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj se do të jemi gati nesër për të dhënë maksimumin. Kundërshtari ka një nivel të lartë. Do të provojmë gjithccka për të arritur këtë ëndërr.
Mungesat? Unë besoj se skuadra është gati se është një rast i madh. Nuk ka lidhje eksperienca, por dëshira dhe vullneti. Ai që është më i aftë do të fitojë.
Levandovski? Është shumë e vështirë, nuk ka dyshime sepse është një nivel në vitet e fundit, që të them që aq lart është shumë e vështirë të arrijnë sulmuesit. Ai është një nga ata sulmues që ka bërë karrierë aq të gjatë në ato nivele. Por nuk do jem i vetmi të provoj të ndal Levandovskin, duhet që gjithë skuadra të jetë në momente të mira, si në mbrojtje, si në sulm.
Karriera me Atalanta apo Botërori? Besoj se në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Si kapiten dua të bëj një histori të madhe me Shqipërinë. Besoj se duhet të shikojmë hap pas hapi. Ndeshja më e rëndësishme është nesër, pastaj të shohim se ccfarë do të ndodhë.
Strategjia? Shanset janë të barabarta në fushë. Unë hyj në fushë gjithmonë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja ashtu. Kemi marrë shumë eksperiencë në ndeshjet e fundit. Besoj se do të na ndihmojë edhe nesër. Taktikën e vendos trajneri, të sulmojmë apo të mbrojmë. Duhet të jenë gjithë gjërat përfekte”, tha ai.
Sa e ndjen peshën e ndeshjes? Po sigurisht, e kemi ndjerë si kur kemi arritur “play off”. Eksperienca në ndeshjet e fundit të kombëtares, ka treguar që zhvillimi ka qenë i mirë. Besoj do jemi gati nesër për maksimumin, kundërshtari ka nivel të lartë dhe do provojmë gjithçka për të arritur këtë ëndërr.
Sa gati jemi? Besoj se ekipi do jetë gati, është rast i madh dhe besoj nuk ka shumë lidhje eksperienca në këto ndeshje, por dëshira, vullneti, djersa dhe çdo gjë që lë në fushë. Ai që është më i aftë do fitojë.
Fitorja në Ligën e Europës apo arritja me Shqipërinë? Në këtë moment nuk jam në pikën që të vendos cilën të preferoj. Por besoj që si kapiten, të bëj një histori kaq të madhe me Shqipërinë, besoj që do të jetë e mrekullueshme e pa fjalë. Por duhet të shohim hap pas hapi, ndeshja më e rëndësishme është nesër, të mendojëm vetëm për nesër e pastaj të shohim se çfarë do të ndodhë.
Si i shikoni shanset? Besoj se shanset kur të hysh në fushë janë 50 me 50. Unë hy në fushë për fitore, besoj se gjithë kombëtarja… Risia ka qenë e mirë dhe madhe. Kemi marrë eksperiencë në ndeshjet e fundit, do na ndihmojë dhe nesër. Taktikën e vendos trajneri. Si të sulmojmë dhe mbrojmë, të dyja duhet të jenë perfekte pothuajse për të fituar me një kombëtare perfekte si Polonia.
Lini një Përgjigje