TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 17:10

Katastrofë për Shqipërinë U-19, kuqezinjtë vështirësojnë shanset për kualifikimin në Europian

Shkruar nga Pamfleti

Katastrofë për Shqipërinë U-19, kuqezinjtë

Kombëtarja shqiptare U-19 është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Luksemburgu U-19 në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë të Ligës B në kualifikueset e Kampionatit Europian. Takimi u zhvillua në “Shtëpinë e Futbollit”, ku kuqezinjtë nuk arritën të shmangnin një humbje që konsiderohet zhgënjyese për objektivat e ekipit.

Të tre golat e sfidës u shënuan gjatë pjesës së parë. Luksemburgu kaloi fillimisht në avantazh me Kadamin, ndërsa Da Silva dyfishoi shifrat, duke i dhënë një epërsi të rëndësishme skuadrës mike.

Shqipëria reagoi në fundin e pjesës së parë me golin e Arman Durmishit, duke rikthyer përkohësisht shpresat për një rezultat pozitiv. Megjithatë, në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Tafaj nuk arriti të gjente golin e barazimit, duke u larguar nga fusha pa pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Norvegjia mposhti Maltën me rezultatin minimal 1-0. Me këtë rezultat, rruga drejt kualifikimit bëhet më e vështirë për Shqipërinë, pasi vetëm skuadra e vendit të parë siguron kalimin në fazën tjetër.

shqipëria u-19 luksemburgu u-19 kualifikueset e europianit

Lini një Përgjigje