
Trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo doli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes së nesërme ndaj Polonisë. Tekniku brazilian tha se çdo gjë mund të ndodh në 90 minuta dhe se skuadra është e përgatitur. Silvinjo shtoi se si trajner nuk ankohet për mungesat që ka, por përshtat formacionin në bazë të karakteristikave.
“Kjo skuadër është rritur shumë, kemi lojtarë që mund të luajnë si sulmues krahu ose në qendër, por çdo gjë varet nga karakteristikat. Nuk jam trajner që ankohet për mungesat që ka, na mungojnë 2-3 lojtarë, por do t’i përshtatemi karakteristikave.
Polonia është një skuadër e mirë, është shumë presion, nuk jemi të surprizuar, kemi skuadër të mirë dhe lojtarë të mirë. Në “EURO 2024” kemi pasur 3 ndeshje kundër skuadrave të mira. Në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë, jemi të përgatitur të luajmë nesër 90 minuta.”
Lini një Përgjigje