TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Mars 2026, 18:28

Entoni Tejlor, arbitri që do të vendosë drejtësi në “play off”; zbulohen lidhjet e gjyqtarit anglez me polakët

Shkruar nga Pamfleti

Entoni Tejlor, arbitri që do të vendosë drejtësi në

Arbitri anglez Entoni Tejlor do të vendosë drejtësi në ndeshjen vendimtare të “play-off”-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipërisë. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë dhe do të nisë në orën 20:45.

Për Tejlor, kjo do të jetë hera e parë që gjykon një ndeshje të kombëtares polake. Megjithatë, ai nuk është i panjohur me futbollin polak. Media sportive “gol24.pl” ka sjellë një përmbledhje të eksperiencave të tij të mëparshme që lidhen me skuadra nga Polonia.

Në vitin 2017, gjyqtari anglez arbitroi ndeshjen Ajaks-Legia Varshavë, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Ligës së Europës, e cila përfundoi me fitoren 1-0 të skuadrës holandeze. Po ashtu, sezonin e kaluar, Tejlor drejtoi takimin Real Betis-Jagiellonia Bialistok në Ligën e Konferencës, i fituar 2-0 nga spanjollët.

Gjatë vitit të kaluar, 47-vjeçari vizitoi sërish Poloninë për të gjykuar ndeshje ndërkombëtare të zhvilluara në këtë vend, për shkak të situatës së luftës në Ukrainë. Ai arbitroi përballjet Ukrainë-Islandë në kualifikueset e Botërorit 2026 dhe Shakhtar Donjeck – Rijeka në Ligën e Konferencës.

Ndërsa ka eksperiencë në ndeshje të luajtura në territorin polak dhe njeh disa prej lojtarëve, kjo do të jetë hera e parë që Entoni Tejlor do të arbitrojë drejtpërdrejt një sfidë të kombëtares së Polonisë.

 

entoni tejlor arbitri anglez

Lini një Përgjigje