TAGS-AT E JAVËS

Sport25 Prill 2026, 20:37

Arsenali lë pas 2 humbjet radhazi, londinezët rikthehen te fitorja dhe vendi i parë në Premier Ligë

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali lë pas 2 humbjet radhazi, londinezët rikthehen te fitorja dhe

Arsenali ka lënë pas dy humbjet radhazi, duke u rikthyer te fitorja në Premier Ligë pas suksesit minimal 1-0 ndaj Njukasëllit në “Emirates”, në kuadër të javës së 34-t.

Skuadra londineze e zgjidhi takimin që në minutat e para, kur Ebereshi Eze realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 9-të, pas një asisti nga Kai Haverc. Ky gol rezultoi vendimtar për fatin e ndeshjes, pavarësisht përpjekjeve të mëvonshme nga të dyja skuadrat.

Një moment shqetësues për Arsenalin erdhi në minutën e 34-t, kur Kai Haverc u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Mesfushori gjerman u pa i prekur emocionalisht, duke lënë fushën mes lotësh. Ky zhvillim ngre pikëpyetje për gjendjen e tij fizike, sidomos duke pasur parasysh rikthimin e fundit nga një dëmtim i mëparshëm dhe rrezikun për të munguar në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë dhe e gjithë ndeshja u mbyllën me rezultatin 1-0 në favor të Arsenalit, që me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e parë të renditjes me 73 pikë. Megjithatë, Mançester Siti mbetet në garë të fortë për titullin, duke pasur një ndeshje më pak të zhvilluar.

arsenal njukasëll premier liga

Lini një Përgjigje