
Mançester Siti ka siguruar një vend në finalen e FA Cup, pasi mposhti me përmbysje Sauthemptonin me rezultatin 2-1 në gjysmëfinalen e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.
Ish-ekipi i Armando Brojës kaloi në avantazh në minutën e 79-të, falë golit të shënuar nga Azaz. Megjithatë, reagimi i skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola ishte i menjëhershëm. Siti përmbysi rezultatin brenda pak minutash, me golat e Doku në të 83-ën dhe Niko në të 87-ën, duke vulosur fitoren dhe kualifikimin.
Me këtë sukses, Mançester Siti konfirmon formën e mirë të sezonit, pasi më herët ka siguruar edhe vendin e parë në kampionat. Në finalen e FA Cup, “Qytetarët” do të përballen me fituesin e çiftit Çelsi-Lids.
Lini një Përgjigje