TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 17:37

Ardian Bajrami hapi “plagën e vjetër”, kush janë shqiptarët e tjerë që refuzuan kombëtaren kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Ardian Bajrami hapi “plagën e vjetër”, kush janë

Zgjedhja e Zvicrës nga Ardian Bajrami ka hapur edhe njëherë "plagën e vjetër" të refuzimit të Kombëtares. Mbrojtësi i cili ishte pjesë e listës së Silvinjos vendosi mos vijojë më me Shqipërinë, edhe pse kishte luajtur tre miqësore me ekipin e parë.

Por le të ndalemi te disa emra të tjerë që kanë refuzuar të veshin fanelën kuqezi. Ndër më të njohurit është Mërgim Mavraj, i cili në fillimet e karrierës priste një ftesë nga Gjermania dhe refuzoi të ndjerin Josip Kuzhe. Më pas, pas vitit 2012 ai iu bashkua Kombëtares së De Biazit dhe ishte pjesë e “EURO 2016”. Në 50 ndeshje me Shqipërinë, Mavraj shënoi tre gola dhe mbajti për disa kohë shiritin e kapitenit.

Lista vijon ende me Elvis Kabashin, Mërgim Brahimin apo Fiorin Durmishajn, të cilët po ashtu e shihnin të ardhmen e tyre me fanelën e skuadrave si Zvicra, Italia e Greqia. Si një lojtar i talentuar, pjesë e Juventusit, Kabashi po ashtu preferohej nga Shqipëria, por edhe ai nuk pranoi të bashkohej, duke shpresuar tek Italia, por që nuk ndodhi, shkruan “Shqiptarja.com”.

Të tjerë lojtarë po ashtu kanë preferuar të luajnë me kombëtaret e mëdha dhe këta janë Adnan Januzaj e Shkodran Mustafi, por dhe aktualisht ka nga ata që vijojnë të hezitojnë, si Brajan Gruda, që po ashtu e sheh të ardhmen me Gjermaninë.

ardian bajrami mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje