TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 16:54

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në Itali, Gjykata e Lartë në Brazil konfirmon dënimin me burg për Robinjon

Shkruar nga Pamfleti

Përdhunoi një vajzë shqiptare në një klub nate në

Ish-ylli brazilian i futbollit, Robinjo, do të vijojë të qendrojë pas hekurave në Brazil, ku po vuan një dënim prej 9 vitesh burg. Gjykata e Lartë hodhi poshtë të hënën apelin për lirimin e tij, duke marrë vendimin me shumicë votash në një seancë virtuale.

41-vjeçari ndodhet në burgun e Tremembé, rreth 150 km larg São Paulos, që prej marsit 2024. Ai u dënua për përdhunimin e një vajze shqiptare 23-vjeçare në një klub nate në Milano në vitin 2013, kohë kur luante për Milanin. Vendimi përfundimtar u dha nga Gjykata e Kasacionit Italian në janar të vitit 2022.

Edhe pse Brazili nuk ekstradon shtetasit e vet, autoritetet italiane kërkuan që Robinjo të vuante dënimin në vendin e tij, pas kthimit të tij gjatë procesit gjyqësor. Avokatët e tij kanë apeluar disa herë për lirimin, por pa sukses. Vetë ish-futbollisti ka mohuar akuzat, duke e quajtur vendimin rezultat të “racizmit”.

Vendimi e lë Robinjon përfundimisht pas hekurave, ndërsa ish-lojtari i Realit të Madridit dhe Milanit do të duhet të vuajë dënimin në një burg brazilian.

robinjo ish-sulmuesi brazilian

Lini një Përgjigje