TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 16:09

Braktisi Shqipërinë për Zvicrën, besa e Adrian Bajramit që u kthye në tradhti për kombëtaren kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Braktisi Shqipërinë për Zvicrën, besa e Adrian Bajramit

Vendimi i mbrojtësit me origjinë shqiptare Adrian Bajrami për të “braktisur” Kombëtaren dhe bashkuar Zvicrën ka sjellë reagime të shumta nga tifozët shqiptarë.

Së fundmi po qarkullon masivisht një video që Bajrami ka bërë në rrjetet sociale para disa kohësh kur ishte pjesë e Shqipërisë, teksa ndër të tjera pohonte: “Gjithmonë forca Shqipëri!”.

Bajrami e ka djerësitur fanelën e përfaqësueses sonë në 3 ndeshje. Ai bëri debutimin në 13 qershor të vitit 2022, në miqësoren ndaj Estonisë, e cila u mbyll në barazim 0-0. Kartoni i lojtarit 23-vjeçar sipas “Transfermarkt” është 1.5 milionë euro.

adrian bajrami mbrojtësi shqiptar

Lini një Përgjigje