TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Shtator 2025, 15:46

FSHF-ja promovon pasuesin e Bajramit, Maldini Kacurri reagon për herë të parë pas ftesës së kombëtares (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

FSHF-ja promovon pasuesin e Bajramit, Maldini Kacurri reagon për herë

Adrian Bajrami braktisi Shqipërinë për Zvicrën. Ky ishte lajmi i bujshëm dje, për 23-vjeçarin që është i huazuar te Lucerni nga Benfika.

Silvinjo vendosi ta zëvendësonte 23-vjeçarin me Maldini Kacurrin. Dhe sot FSHF ka promovuar zëvendësuesin e Bajramit.

Talenti që është pjesë e Arsenalit është grumbulluar për herë të parë me ekipin e parë të Kombëtares. 19-vjeçari i lindur në Londër shikohet me të ardhme.

Shqipëria vijon përgatitjet në Spanjë. Në prag është fillimisht miqësorja me Gjibraltarin dhe më pas ndeshja me Letoninë, që vlen për kualifikueset e Botërorit 2026.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

maldini kacurri

Lini një Përgjigje