
Leverkuseni nuk i ndahet spanjollëve. Nga Çabi te Çavi. Ish-mesfushori kampion te Barcelona mund të ulet në stolin e skuadrës së “aspirinave”. Një ditë pas largimit të Ten Hag, skuadra gjermane është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin dhe me shumë mundësi ky do të jetë Çavi Hernandez.
Bisedimet kishin nisur që javën e kaluar, por largimi i holandezit është kryer vetëm mbrëmë në orët e vona pas barazimit 3-3 të Leverkusenit në javën e dytë të Bundesligës në fushën e Verder Bremen.
Ka edhe një fakt tjetër. Që më parë, para se të ulet Ten Hag, është kontaktuar nga drejtuesi Rudi Fëler, por Çavi është përgjigjur: “Jo, nuk është ende momenti për t’u ulur në pankinë. Mbase tani ka ardhur vërtet momenti që të tregojë vlerat e tij si trajner.”
Lini një Përgjigje