
Anis Mehmeti po kalon një tjetër sezon të suksesshëm në Championship me ekipin e Ipsuiçit. Sulmuesi shqiptar ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke kontribuar deri tani me 10 gola dhe 8 asiste në 37 ndeshje.
Megjithatë, sfida e radhës në kampionat pritet të jetë delikate për Mehmetin. Në ndeshjen ndaj Shefild Uensdej, ai rrezikon pezullimin për dy javë nëse ndëshkohet me karton të verdhë.
Aktualisht, Mehmeti numëron nëntë kartonë të verdhë. Sipas rregullores së Championship, nëse një lojtar arrin kuotën e dhjetë kartonëve të verdhë në këtë fazë të sezonit, ai dënohet automatikisht me dy ndeshje pezullim.
Ipsuiçi vazhdon të synojë rikthimin në Premier Ligë. Skuadra ndodhet aktualisht vetëm katër pikë larg vendit të dytë në renditje, që siguron ngjitjen direkte në elitën e futbollit anglez.
Pavarësisht formës së mirë në klub, Mehmeti nuk është ftuar nga trajneri i kombëtares shqiptare, Silvinjo, që prej vitit 2023. Aktualisht, me një vlerë tregu prej rreth 14 milionë eurosh, ai konsiderohet lojtari shqiptar më i vlerësuar në tregun e transferimeve.
Njeriu ka vlera njerezore qe nuk ka peshe e para t'i mase. Kur e mesuat o arixhinj qe vlera e njeriut matet me para!? Jam perleshur neper zyrat e shkollat e Inglisit per termin 'labour market' 'tregu i punes. Pse? sepse askush nuk te thote ne pune se sa duhet te punosh e sa cope te prodhosh, por natyrisht po nuk nxitove e nuk djersite te perzene. Dmth birat e kur... nuk ta tregojne vleren e mallit qe perbehet edhe nga koha e prodhimit te produktit e po qe inteligjent te heqin qafe. Po nje mbrojtes i shkelqyer si i shkelqyeri Maldini qe ndoshta s'ka shenuar nje gol ne jeten e tij si do i jepet vlera!? Brezi yne qe i hoqi kurrizi nga te dy mut sistemet i ka pare e provuar mire tipat 'Yes men', me injorantet, dembelat, te paaftet, qe trurbullojne boten. Fol popull fol, mos i mbaj pampersat me mut se do te te kalben veglat e do te te qelbet trupi. Njerezia shkojne e dalin mes dites pa breke neper plazhe e behen kryeministra e nuk u plas fare e ju rrini urte. Nje njeriu te thjeshte po te jete divorcuar nje here e perfolni gjithe jeten e horrat qe kane nga 2-3-4-5 barqe grash jane njerez te nderuar e u lepini bythen.