TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Maj 2023, 18:11

14 gola në 4 sfida, mes lotësh dhe dhimbjes skuadra e kryeqytetit i thotë lamtumirë Bundesligës pas një dekade

Shkruar nga Pamfleti

14 gola në 4 sfida, mes lotësh dhe dhimbjes skuadra e kryeqytetit i

Kanë përfunduar 4 ndeshjet e vlefshme për javën e 33 të Bundesligës gjermane.

Unioni i Berlinit ka zhgënjyer në transfertën me Hofenhaimin teksa është mposhtur me rezultatin 2-4.

Herta e Berlinit bie zyrtarisht në Bundesliga 2. Një ndër skuadrat më të vjetra të futbollit gjerman, mori vetëm një pikë nga “finalja” e mbijetesës.

Kryeqytetasit kaluan në avantazh pas një ore lojë me Lukas Tusart, por u befasuan nga goli i Kevin Shloterbek në minutën e katërt shtesë.

Herta rikthehet pas dhjetë vitesh në Bundesliga 2. Një pikë siguroi edhe Shalke pas barazimit spektakolar 2-2 përballë Ajntrahtit të Frankfurtit. “Blutë Mbretërorë” renditen të tretët nga fundi, duke qenë përkohësisht në zonën “play-out”. Pa fitues përfundoi edhe ndeshja Verder Bremen-Këln (1-1).

14 gola në 4 sfida, mes lotësh dhe dhimbjes skuadra e kryeqytetit i

unioni i berlinit herta e berlinit verder bremen bundesliga

Lini një Përgjigje